Ministri alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov ndajnë të njëjtin mendim se Evropa duhet t’i përmbushë premtimet.

“Nuk duhet të ketë vonesa në procesin aderues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha ministri Militiadis Verviciots në Forumin Delfi në Athinë.

Ai theksoi se nuk pajtohen me ndarjen eventuale të Shkupit dhe Tiranës në rrugën drejt BE-së.

Verviciotis potencoi se me anëtarësimin e këtyre dy vendeve, Greqia më në fund do të ketë kufziohet me vende tjera anëtare të BE-së.

“E rëndësishme është që procesi të fillojë menjëherë për të gjithë vendet kandidate. Ne nuk dëshirojmë të pranojmë asnjë ndarje mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria. Këtë e shohim si qasje katastrofale për stabilitetin rajonal”, tha ministri i MPJ-së greke.