Ditët në vijim do të kenë zhvillime, siç paralajmëron gazetari Milaim Zeka.

Teksa komentoi vendimin e SHBA-së për të shpallur të padëshiruar ish-kryeministrin Sali Berisha, ai tha për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se procesi i vetingut do të çojë në burg shumë emra.

“Këshilla më e mirë për Berishën është që të qëndrojë larg këtyre akuzave sepse amerikanët sapo e kanë filluar procesin e vetingut në Shqipëri dhe jam shumë i bindur se do të përfundojë me burgosjen e shumë emrave publikë.”