Përkundër kundërshtimit të Sofjes zyrtare, unë i bëj thirrje Bashkimit Evropian që ta miratojë konferencën e parë ndërqeveritare në samitin e 21 qershorit, sepse kombi dhe shteti maqedonas në periudhën e kaluar kanë treguar karakter dhe vlera evropiane dhe këtë e meritojnë, deklaroi lideri i opozitës VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në një intervistë për televizionin Sitel.

Kjo, theksoi Mickoski, nuk do të jetë as data për Zoran Zaev, as për LSDM-në, por që qytetarët dhe shteti e meriton atë.

Duke folur për integrimin evropian, Mickoski tha se Bullgaria nuk është arsyeja e vetme për bllokimin e integrimit evropian dhe se nuk ka të bëjë vetëm për 26 pengje, minus Sofjen zyrtare, siç po përpiqet ta paraqesë këtë Qeveria.

“Nëse ne ishim lider të reformave në rajon dhe nuk do të ishim në vendin e 111-të në shkallën e korrupsionit dhe krimit të Transparensi interneshenell. Nëse me të vërtetë do të tregonim se jemi lider në rajon, unë mendoj se argumentet e Sofjes do të ishin aq të vogla sa ato as nuk do të merreshin parasysh dhe sot do të zhvillonim negociata me BE-në”, deklaroi Mickoski, në intervistë për televizionin Sitel.

“Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së as nuk do të flasë e as të negociojë, në lidhje me prekjen e identitetit maqedonas, tha Mickoski.

Lidhur me informacionet e publikuara në lidhje me REK “Manastir”, Mickoski tha se Prokuroria dhe MPB-ja nuk i ndjekin penalisht ata që kanë kryer zhvatje, por i kërkojnë “sinjalizuesit”, përkatësisht ata, që dyshojnë se ia kanë dorëzuar këtë informacion opozitës.

“Nuk duhet të shqetësohen dhe të kërkojnë aty ku nuk ekzistojnë. Le të kthehet Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski rreth udhëheqjes së tyre më të ngushtë, sinjalizuesit janë nga atje”, deklaroi Mickoski.

Mickoski theksoi se institucioneve duhet t’u jepet një shans dhe kjo është arsyeja pse ata i dorëzuan të dhënat në Prokurori për përndjekjen e krimit të oganizuar dhe korrupsionit, por theksoi se në të kundër pas disa ditëve do të fillojnë të gjitha informacionet në dispozicion të VMRO-DPMNE t’i shpërndajmë me opinionin.

Duke folur për Qendrën Klinike, që duhet të ndërtohet, Mickoski theksoi se Serbia po ndërton të njëjtën Qendër Klinike, e cila kushton 125 milionë euro, dhe jo gjysmë miliard euro, siç ishte plani i LSDM-së.

“Këtë dokument që unë mbaj në dorë është për Qendrën e re Klinike e cila praktikisht duhet të ndërtohet në Serbi në shtator, ndërsa tashmë është duke u ndërtuar, dhe kjo Qendër Klinike e cila është identike me tonën me 1000 shtretër spitalorë dhe gjëra të tjera, kushton besoni apo jo 125 milionë euro. Ose katër herë më pak se qendra klinike që LSDM dhe Zoran Zaev planifikojnë ta ndërtojnë”, deklaroi Mickoski.

Lidhur me investimet e paralajmëruara prej tetë miliardë eurosh, Mickoski tha se i pari do ta urojë, nëse Zoran Zaev arrin të realizojë vetëm dhjetë për qind të atyre mjeteve dhe e vlerësoi vetëm si një përpjekje për ta defokusuar opinionin, në vend që të flasë për krim dhe korrupsionit, të flasë për investime.