Michael Jordan dhe Koby Bryant kanë pasur një marrëdhënie të veçantë.
Kjo dëshmohet dhe nga mesazhet e fundit që ata kanë shkëmbyer disa ditë para rrëzimit të helikopterit në të cilën legjenda e Lakers së bashku me vajzën e tij Gigi vdiqën në janar 2020.
LEXO EDHE:Uroi Sportingun për titullin kampion, tifozët ‘lumë’ komentesh: Kthehu!
Jordan zbuloi për ESPN bisedën e fundit që ai kishte me asin e pamposhtur, që kishte të bënte me tequila.
Dialogu:
Cobby: ‘Tequlia është e pabesueshme’
Jordan: Faleminderit vëllai im
Cobby: Familja mirë?
Jordan: Mirë. E juaja?
Cobby: Të gjithë mirë
Jordan: Pushime të mbara dhe shpresoj të takoj së shpejti, trajner Kobe.
Cobby: Hej trajner. Jam ulur në stol tani dhe po përplasemi me ekipin kundërshtar 45-8
”Unë dua këtë mesazh të fundit sepse tregon se sa konkurues ishte Cobby’’ tha ndër të tjera Jordan për ESPN.