Janë mësuar dyshet për sfidat e balotazhit për mbijetesë ose kualifikim në Ligën e Parë Futbolistike të Maqedonisë. Shorti deshi që Renova të përballet me skuadrën në vendin e dytë të Ligës së Dytë – Perëndim, skuadrën e Ohrit, ndërsa Sileksi të takohet me Tikveshin, i cili u ndal në vendin e dytë në Ligë e Dytë – Lindje.

Ndeshjet do të zhvillohen më 25 maj (e martë). Sileksi dhe Tikveshi do të luajnë në stadiumin “Todor Proeski”, ndërsa Renova dhe Ohri në stadiumin pran FFM-së. Që të dy takimet do të nisin në orën 16.00, ndërsa fituesi do të luajë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në rast se nuk ka fitues në 90 minutat lojë, nuk do të ketë vazhdime, por fituesi do të përcaktohet përmes penalltive.