Me tri ndeshje të mbetura, Barcelona është duke shpresuar ta fitojë titullin e La Liga-s. Ky edicion ndoshta do jetë i fundit për yllin e katalunasve, Lionel Mesi që i skadon kontrata në qershor. Presidenti i klubit, Zhoan Laporta është duke provuar me çdo kusht t’ia rinovojë kontratën argjentinasit.

Sidoqoftë, sipas “Don Balon”, kapiteni ka biseduar me Laportan duke i kërkuar që një ndër sulmuesit të shitet në verë. Sulmuesi i pafat është Martin Brajatuajt, që pavarësisht punës së madhe, ka humbur besimin e skuadrës dhe shumë rrallë luan. Duke larguar danezin, Barcelona jo vetëm që do fitojë disa para nga kartoni, por do shpëtojë edhe nga pagat e tij e lartë.