Ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi mesazhe të forta nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, ku “Defender 21” do të dhurojë shfaqje për qytetarët.

Ajo deklaroi se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duhet të jenë mbi gjithçka tjetër. Sipas Kim, dallimet duhet të lihen pas kur bëhet fjalë për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Është një moment historik për aleancën e NATO-s. “Defender 21” ka qenë sukses ushtarak, ushtarët u stërvitën së bashku për të forcuar gatishmërinë, aftësitë tona në mënyrë që aleatët e NATO-s të mund të kryejnmë çdo mision, në tokë, det dhe ajër. Kështu parandalohet konflikti, ruajtja e paqes dhe mbajtja e kombeve të sigurta. Do të forcohen lidhjet tona për të ardhmen. Ushtarët tanë ndihen njësoj siç ndihemi ne diplomatët që jemi në Shqipëri. Ata mrekullohen me bukuritë e Shqipërisë dhe janë krenarë që SHBA-të e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleat. Ne dimë nga përvoja që Amerika ka një mike të vërtetë dhe të guximshme, një aleate të fortë si Shqipëria. “Defender 21” hap rrugën për bashkëpunimin e madh historik, për t’u bërë miq përjetë. Ne vlerësojmë që pavarësisht dallimeve, të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori, të gjithë jemi të bashkuar. Kjo marrëdhënie mes SHBA-së dhe Shqipërisë është e rëndësishme dhe duhet të vlerësohet mbi gjithçka tjetër. Jam krenare që jam këtu sot, nesër krah për krah, përgjithmonë.”