Mesazh urimi pas miratimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ e Shqipërisë drejtuar fituesëve të 25 prillit

“Zgjedhjet janë manifestim i demokracisë dhe një rifreskim i votës së popullit. Dalja prej 46.32% në zgjedhje reflekton përkushtimin e qytetarëve shqiptarë ndaj demokracisë dhe shtetit. Ky është një hap i rëndësishëm i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian marrë parasysh rrethanat e vendit.

Shpreh bindjen e plotë se Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nën udhëheqjen e Kryeministrit Rama si fitues i zgjedhjeve do t’i përmbushë këto standarde dhe se suksesi i shtetit nuk do të jetë vetëm sukses i shtetasve shqiptarë, por edhe i të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe iu dëshiroj punë të mbarë përgjatë politikave zhvillimore për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Me nderime,
Menduh Thaçi – Kryetar i PDSH-së”