Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka përcjell mesazh urimi me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“Kjo festë karakterizohet me solidaritet dhe devotshmëri, veti të cilat na bëjnë më të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare.

Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ua uroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit. Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe me mirëqenie ekonomike për ju dhe familjet tuaja”, theksoi Menduh Thaçi,Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.