Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka njoftuar ditën e sotme se ka shkruar një film për fëmijë, e frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj.

Libri mban titullin “The Bench” dhe Meghan ka thënë se libri ka lindur nga një poemë që kishte shkruar për Harry-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës. Ky libër pritet të publikohet në datën 8 Qershor dhe do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson.

“The Bench nisi si një poezi që shkrova për burrim tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori”,thuhet në deklaratën e saj.

Dukesha dhe burri i saj, Harry kanë qenë në fokus të mediave kohët e fundit pas intervistës që dhanë për Oprah Winfrey, ku ndër të tjera adresuan akuza ndaj një anëtari të familjes mbretërore për racizëm ndaj të birit të tyre.