Zinedine Zidane pritet t’i japë lamtmirën Realit në fund të sezonit nëse nuk fiton La Ligan.

Me katër ndeshje të mbetura që do jenë vendimtare, presioni te Zidane është i madh që të sjell trofeun e 35-të në klub.

Sipas Calciomercato, nëse tekniku francez dështon, atëherë me shumë gjasa do jep dorëheqje, teksa destinacioni i radhës do jetë Juventus.

“Zonja e Vjetër” thuhet se ka vendosur ta shkarkojë Pirlon në fund të sezonit dhe janë të hapur t’ia besojnë stolin Zidane.