Sot, më datë 17.05.2021, në bazë të iniciativës së ngritur nga ana e Prokurorisë Publike, inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale realizoi inspektim të jashtëzakonshëm në komunën e Vrapçishtit.

Në këtë inspektim prezent ishin kryetari i komunës, kryetari i këshillit dhe përfaqësues të Komunës së Vrapçishtit të cilët u njohën me lëndën e mbikëqyrjes.

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese u realizua me iniciativë të prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion në lidhje me punën e këshillit komunal dhe përfshirjen e këshillit komunal në vendimet e sjellura për 7 parcelat kadastrale në f.Vrapçisht. Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale vepron në përputhje me kompetencat e tij, në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, ligjin e inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale dhe ligjit për mbikëqyrje inspektuese.