Sipas Ligjit për efikasitet energjetik, shteti duhet të ketë rol udhëheqës dhe të jetë shembull në implementimin e masave për efikasitet energjetik.

Ministria e Ekonomisë është një nga shfrytëzuesit në Projektin për efikasitet energjetik në sektorin publik, që ka të bëjë me krijimin e kornizës juridike për themelimin e Fondit revolving për efikasitet energjetik që është një sfidë kryesore për zbatimin e politikave në Strategjinë energjetike.

Përveç këtij projekti, Ministria e Ekonomisë me mbështetjen e partnerëve tanë nga Bashkimi Evropian dhe fondet evropiane (1 milion euro ndihmë teknike nga IPA 2) njëherësh ndërmerr aktivitete për të identifikuar fondin e përgjithshëm të ndërtesave publike në shtet dhe karakteristikat e tyre energjetike (në nivel komunal dhe shtetëror, si dhe në ndërmarrjet publike).

Rezultatet e këtij aktiviteti duhet të jenë udhërrëfyes sistematik për ndërmarrjen e masave për efikasitet energjetik në periudhën e ardhshme.