Ejup Berisha

Kjo është një këngë në gjuhën serbishte me motive dashurie e njohur me titullin Bolje biti pijan nego star, apo përkthyer në gjuhën tonë të ëmbël, të bukur dhe simpatike shqipe I njëjti titull lexohet kështu Më mirë të jeshë pijanec sesa plak. Kënga i dedikohet moshës së pleqërisë, sigurisht që në këtë moshë ndoshta është e kotë të jeshë edhe i dashuruar sepse thonë se njeriun në këtë periudhë të shtyer të jetës së tij e tradhëton më e rëndësishmja për të e ajo është forca e cila është gjëja më e rëndësishme dhe shumë e domosdoshme mu për shijimin e dashurisë. Prandaj gjithçka që i mbetet në funkcion atij si plak apo si njeri i moshuar është vetëmse fjala. E dashuria pa veprime konkrete mbetet vetëmse një fjalë e kotë në letër. Njëra prej gjysheve të mija të ndjera ajo nga Kaçaniku, nëna e nënës time Behrija kur ishte gjallë e madhëronte shumë moshën e rinisë saqë shpesh herë edhe përbehej në të me këto fjalë “Pasha rininë”. Cila është ajo forcë maxhike që e bën kaq të rëndësishme moshën e re të njerëzve ajo pra pa diskutim është mundësia e të vepruarit të lirë dhe të papenguar sepse rinia ti ofron mundësitë e pakufizuara për veprim për shkak të forcës të cilën e posedon një njeri i ri. Në këtë moshë gjithçka gati që dëshiron në jetë njeriu edhe e realizon ndërsa të njëjtat gjëra i njëjti nuk mund ti bënë në moshën e shtyer të tij apo të pleqërisë. Eh sikur rinia të dinte e pleqëria të mundte. Pra të rinjve u mungon dituria apo përvoja për të vepruar mirë dhe drejtë në jetë ndërsa pleqëve ju mungon forca për të vepruar dhe për të realizuar shumçka sepse shumicën e tyre në moshë të shtyer i braktis forca apo fuqia për të vepruar. Megjithatë të rinjtë dhe pleqët në jetën e përditshme mund dhe duhet detyrimisht të afrohen me njëri tjetrin pët të bashkpunuar pra më mirë dhe më ngusht me qëllim që këta së bashku ti realizojnë më lehtë dhe më mirë planet apo qëllimet e tyre. Kështu pleqët mund ti ndihmojnë të rinjtë me këshilla, me ide, me sygjerime dhe me fakte për jetën sepse këta e kanë përvojën të cilën e kanë fituar gjatë jetës e që e njëjta është mësuesi më i mirë dhe më besnik i njerëzve në jetë, ndërsa të rinjtë pleqët mund ti ndihmojnë rreth forcës apo rreth mundësive për të realizuar diçka që duan pleqët në jetë e që realizimi i tyre varet kryesisht nga posedimi i forcës. Gjyshja ime e ndjerë kur i referohej pleqërisë apo ishte në vështërsi me të mu për faktin që nuk kishte forcë që të bënte diçka që i duhej në jetën e përditshme të saj e njëjta si në formë pokëllimi thoshte Shih o birë Mos tu plakt as qeni e lere më të plakesh vetë. Prandaj siç thashë më lartë në këtë shkrim të rinjtë dhe pleqët duhet të jenë bashk dhe të bashkpunojnë mes vete në jete për shkak se të rinjëve ju duhet teoria ndërsa pleqët kanë nevojë për praktikën apo për ndihmën konkrete të të rinjve. Në aspekt politik Kënga e njëjtë serbe do të tingëllonte kështu Më mirë të jeshë pijanec sesa politikan i pakujdeshëm apo në variantin më negativ Politikan i keq. E politikan të tillë të pakujdeshëm-apo më mirë lexo të këqij sot ka plot. Ndërsa politikanët duhet të jenë më të kujdeshëm kjo do të thotë pak më të mirë sepse këta i kanë të gjitha mundësitë që të bëhen të tillë pasiqë me angazhimin e tyre në politikë këtyre u ka takuar jo vetëmse privilegji por edhe obligimi që të jenë pak më të mirë, më të sjellshëm dhe më të kujdeshëm. Më të kujdeshëm ndaj kuj pra këta duhet të jenë më të kujdeshëm ndaj qytetarëve të cilët për dallim nga politikanët që kanë mundësi dhe forcë të pakufizuar në shtet të njëjtët pra qytetarët shumë rrallë herë mund ti kenë këto dy gjëra. Prandaj për dallim prej jetës reale dhe të përditshme ku të rinjtë e kanë forcën pra i kanë mundësitë dhe pleqët që e kanë përvojën, në politikë është e kundërta kështu po qe i angazhuar në të dhe je i ri apo plak gjithmonë i ke të dyja forcën dhe mundësitë për të vepruar ndërsa qytetarët e rëndomtë që janë jasht politikës për dallim prej politikanëve qofshin të rinjë apo pleq shumë shpesh nuk i kanë as mundësitë e as forcën për të vepruar. Prandaj nëse politikanët e kanë përher forcën apo i kanë mundësitë është mirë që ato ti përdorin për tu bërë mirë njerëzve të rëndomtë apo të gjithë qytetarëve të cilëve edhe u kanë premtuar se do tu bëjnë gjëra të vlefshme dhe të mira gjatë kohës kur atyre ua kanë kërkuar votën apo besimin për tu kyqur vetë në politikë. Nuk thuhet kot se politika duhet të shërbej për realizimin e të mirës së përgjithshme e jo vetëmse për realizimin e të mirës individuale dhe grupore. Kjo e fundit sot po ndodh jo vetëmse te ne por edhe më gjërë nëpër botë. E kuptoj se shumë më lehtë dhe më mirë është që politikanët ti bëjnë vetëmse punët dhe ti kryejnë obligimet më të thjeshta dhe më të lehta apo vetëmse ato që u përkasin atyre si individ por politikanët nuk është mirë që të kufizohen kryesisht në punët apo veprimet e tyre individuale dhe të veprojnë vetëmse në të mirën apo në interesin e tyre individual por të njëjtët duhet të tentojnë të veprojnë më ndryshe pra të veprojnë apo punojnë edhe më gjërë. Këta duhet të kuptojnë se kur të kyqen në politikë nuk janë më vetja por të njëjtët gjatë aktiviteteve të tyre politike duhet të jenë me qytetarët. Kështu nëse e bëjnë edhe këtë gjë atëher atyre do tu hiqet epiteti i pakujdesëshëm apo politikan egoist që siç thashë në variantin më negativ i bie Politikan të këqij.