Pas miratimit të plan programeve të reja për klasën e katërt, zbatimi i të cilave fillon me vitin e ri shkollor 2021/2022, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit vazhdojnë aktivitetet për zbatimin në etapa dhe efektizimin e Konceptit të ri për arsimin fillori i cili duhet të rrisë ndjeshëm standardet e cilësisë dhe të ndryshojë thelbësisht bazën e sistemit arsimor kombëtar. .
Në këtë drejtim, është shpallur thirrja për praktikantë me përvojë për përgatitjen e materialeve të reja për mësim dhe doracakët për realizimin e mësimit në klasën e katërt, i cili mund të merret në linkun në vazhdim.
Materialet mësimore kanë të bëjnë me lëndët: Gjuhë Maqedonase, Gjuhë Shqipe, Gjuhë Turke, Gjuhë Serbe, Matematikë, Shkenca Natyrore, Histori dhe Shoqëri, ndërsa doracakët janë të dedikuar për realizimin e mësimit nga Arsimi Muzikor, Arsim Figurativ, Arsimi Fizik dhe Shëndetësor dhe Arsimi Teknik
Të gjitha përmbajtjet në materialet mësimore dhe në doracakët për mësimdhënës duhet të bazohen dhe mbështeten në njohurit bashkëkohore, shkencore dhe relevante, ndërsa të gjithë shembujt dhe aktivitetet të jenë të krijuara në mënyrë dhe në gjuhën e autorit të cilët do të jetë interesante dhe të përshtatura për nxënësit dhe moshën e tyre.
Të njëjtat duhet të promovojnë barazinë dhe respektin për diversitetin, gjithëpërfshirjen, të mbështesin integrimin multietnik dhe të kontribuojnë që secili nxënës të arrijë rezultatet e pritura të të mësuarit dhe të marrë kompetencat e përcaktuara në programet e reja mësimore për klasën katërt.
Fuqimisht besoj se thirrja do të inkurajojë interesimin për konkurrim tek opinioni përkatës profesional, sepse edhe vetë iniciativa për ndryshime të mëdha në arsimi iniciuar nga Qeveria aktuale dhe udhëheqësia e institucioneve të sistemit por edhe mundësia e hapur për pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara, krijoi motivim sidomos tek nxënësit, mësimdhënësit, organizatat dhe shoqatat civile të japin kontributin e tyre në konkretizimin dhe zbatimin e planit për reformën në arsimin fillor.
Rikujtojmë se, gjatë muajit të kaluar janë përgatitur edhe programet mësimore për klasën e parë, gjithashtu edhe thirrjet e publikuara për autorë/ ekipe të autorëve për përgatitjen e materialeve për mësim edhe për ilustrues figurativ/grafikë dizajnues për përgatitjen e ilustrimeve për fëmijë.