“Unë mund të them në përgjithësi se kjo qeveri ka të njëjtin qëndrim me atë të shprehur nga ish-Kryeministri në vitet 2013 – 2014 – përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë është i papranueshëm,” i tha ministrja Bramsen agjencisë Reuters në një deklaratë.

Në Uashington, NSA dhe Zyra i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (DNI) nuk pranuan të komentojnë. Edhe një zëdhënës i Shërbimit të Zbulimit tëMbrojtjes Daneze nuk pranoi të komentonte.

Në Danimarkë, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, janë të instaluara disa stacione kryesore për kabllot nënujore të internetit nga Suedia, Norvegjia, Gjermania, Hollanda dhe Britania.

Burimet i thanë DR-së se NSA kishte përgjoi telefonata, tekste dhe mesazhe nga telefonat e zyrtarëve në vendet fqinje.

Hetimi i brendshëm në Shërbimin e Zbulimit të Mbrojtjes së Danimarkës, nisi në vitin 2014 pas shqetësimeve në lidhje me informacionet e nxjerra nga ish-punonjësi i NSA-së Edward Snowden një vit më herët, sipas DR-së.

Snowden u arratis nga Shtetet e Bashkuara pasi bëri publike dosjet sekrete të NSA-së në vitit 2013 dhe mori azil në Rusi.

Ish-udhëheqësi i opozitës gjermane Peer Steinbruck i tha televizionit gjerman ARD se mendonte se ishte” groteske që shërbimet e zbulimit të vendeve mike përgjojnë dhe spiunojnë përfaqësues të lartë” të vendeve të tjera.

“Politikisht e konsideroj skandal, “tha ai.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist i tha televizionit suedez SVT se kishte “kërkuar informacion të plotë”.

Ministri norvegjez i Mbrojtjes Frank Bakke-Jensen i tha televizionit NRK se ai i merr akuzat seriozisht.

Një vendim në gusht të vitit të kaluar për të pezulluar kreun e Shërbimit të Zbulimit tëMbrojtjes daneze dhe tre zyrtarë të tjerë pas kritikave dhe akuzave për shkelje serioze nga një bord i pavarur që mbikëqyr agjencinë përqendruar në hetimin e vitit 2015, sipas DR-së.

Danimarka tha vitin e kaluar se do të fillonte një hetim për rastin bazuar në informacion nga një raport sinjalizues. Hetimi pritet të përfundojë më këtë vit.