Liverpooli edhe një fitore është larg Champions League.

“Redsat” shënuan fitore në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Burnleyt, në takimin e javës së parafundit (37-të) të Premier League në futboll.

Kjo është fitorja më e ëmbël për Liverpoolit, e cila e ngrit në vend të katërt me 66 pikë, duke e zhvendosur Leicester Cityn në pozitën e pestë me 66 sosh.

Golat i shënuan Firmino (43′), Phillips (52′) e Oxlade-Chamberlain (89′).

Liverpoooli me 23 maj do të ndeshet me Crystal Palacen në “Anfield”. Burnley zë vendin e 17-të me 39 pikë të mbledhura.

Trajneri Juergen Klopp, me ekipin e tij është afër Championsit, ndryshe do të jetë dështim i madh.