Ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski thotë se numri prej rreth 50.000 ndërtimeve pa leje që do të ishin përfshirë me ligjin e ri për legalizim, që nuk u nënshkrua nga presidenti I shtetit dhe kthehet sërish në procedure kuvendore, është sipas vlerësimeve të komunave. Numri I saktë do të dihet nëse ligji sërish miratohet dhe pasi që të parashtrohen kërkesa për legalizim. Jemi në dispozicion, tha Boçvarski për përmirësimin e ligjit.

“Komunat kanë analyze më të mire, ato kanë ingerenca në pjesën e urbanizimit dhe planifikimit në komunat e veta amë. Ne biseduam me shumë komuna në pjesën e asaj se çfarë njohuri kanë në aspektin e lëndëve deri më tani të pazgjidhura dhe të refuzuara pas ligjit të parë për objekte të ndërtuara pa leje dhe gjithsesi ndonjë vlerësim I tyre. Prandaj thashë për komunat e llojit të mesëm në përgjithësi numrat sillen dy deri tre mijë objekte të ndërtuara pa leje me të cilat disponojnë. Gjithsesi se ajo është një lloj gjendje e objekteve të ndërtuara pa leje, mbi 50.000 në shtet për momentin, ndërsa deri më tani të regjistruara në Kadastër pas ligjit të parë janë rreth 260.000 objekte. Nëse miratohet një ligj I tillë do të shohim se sa kërkesa do të parashtrohen dhe ai do të jetë argumenti dhe dëshmia më e saktë sa janë ato objekte në numër”, tha Boçvarski.

Ligji, theksoi, mund të zgjidhë 50.000 probleme.

Në shtet ekzistojnë problem të caktuara në çdo sferë, e kështu edhe në këtë dhe këtu qeveria është më e thirrura. Ky ligj është propozuar në vitin 2019 në Kuvend dhe prej atëherë qëndron në procedure të caktuar kuvendore. Bisedova me opozitën që para disa javëve për këtë temë, kështu që dëshirova që ky ligj të sillet me shumicë më të madhe, sepse bëhet fjalë për zgjidhje ligjore e cila në njëfarë mënyre hyn në zonën e disa ligjeve të tjera të caktuara. Por, është ligj I cili mund të zgjidhë 50.000 probleme. Nëse nuk sillet një ligj I këtillë, është gjithashtu variant, por atëherë duhet të mendohet se çka o të bëhet me ato objekte”, thotë ministri. Jemi në dispozicion për përmirësim të kësaj zgjidhjeje ligjore, sepse e kundërta me këtë, do të thotë rrënim I një numri të madh të objekteve banesore”, tha Boçvarski, duke potencuar se nevojitet mbështetje nga ekspertët për gjetjen e zgjidhjes për këtë problem.