Leicesteri ka arritur ta fitojë FA Cup, teksa në finale e mposhti Chelsean me rezultat minimal 0:1.

Golin e vetëm në finalen e Wembleyt e shënoi Tielemans në minutën e 63-të.

Kujtojmë se në këtë finale ishin në stadium edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve, duke e bërë ndeshjen edhe më të gjallë.

Pasi humbi këtë finale, Chelsea do të luajë në finalen tjetër në Champions League përballë Manchester Cityt.