Me përmbylljen e stinorit të futbollit 2020/’21 në Maqedoninë e Veriut, pronari I KF “Shkëndija” Lazim Destani ka përcjell urimet për lojtarët dhe gjithë stafit të klubit për titullin kampion i vendit. Gjithashtu urime iu ka përcjellë tifozëve të Shkëndijës, sic thotë, kudo që janë, anembanë trojeve tona me tifo-grupin pararojë ‘Ballistët’ që gjithmonë i qëndron pranë skuadrës kuqezi – shkruan Lazim Destani në Facebook.

Në këtë sezon diktuar nga ndryshimet që i ka sjellë pandemia, mungoi gjallëria dhe emocionet që në ndeshjet e futbollit vijnë nga tribunat e mbushura me spektatorë. Uroj që sa më shpejt të kalojë periudha e pandemisë duke i lënë prapa të gjitha sfidat që ka sjellë ajo.

Në mënyrë të veçantë, Lazim Destani ka falënderuar për prezencën e tyre kryetarin e FShF Armand Duka, kryetarin e FFK Agim Ademi dhe kryetarin e FFMV Muhamet Sejdini.

Poashtu më gëzuan urimet nga të gjithë mbështetësit kudo që janë, përfshirë dhe liderët e të gjitha partive politike në vendin tonë, sadoqë të gjithë të ftuar, disa prej tyre nuk arritën të jenë prezent fizikisht.

Futbolli e ka forcën e tejkalimit të të gjitha dallimeve, nga cilado sferë qofshin ato, këtu e gjejnë kënaqësinë të gjithë ata që e duan dhe kënaqen me këtë sport kaq popullor. Dëshiroj që gjatë kësaj vere Shkëndija në Kupat Europiane të arrijë suksese sa më të larta, duke u sjellë gëzim dhe emocion tifozëve të saj kuqezi e duke na bërë krenar të gjithëve! – ka shkruar në Facebook, Pronari I KF “Shkëndija”, Lazim Destani.