Dikur ky vend ishte përplot me drunjë, e sot aty mund të shihen vetëm cungujt e rrënjëve.

Pas protestës të banorëve të Jabollcishtit për prerjen e malit në mënyrë të pa kontrolluar, kontaktuam me kryetarin e Komunës së Çashkës.

Kryetari i Komunës Goran Stojanovski thotë se sipas informacioneve të komunës, ajo pjesë ku prehet mali është pronë e Kishës e cila ua japin firmave private për ta prerë.

“Kjo mënyrë e prerjeve të drunjëve është në rregull në një aspekt, për në aspekt tjetër nuk ka kontroll në prerjen e malit.Këto 10 vjet janë prerë në pjesë e madhe e drunjtëve. Unë mendoj që këtu duhet që shteti nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjet e Maqedonisë të vendosin një rend”,deklaroi Goran Stojanovski, kryetari i Komunës së Çashkës.

Sipas kryetarit të komunës gjatë periudhës së kaluar një numër i madh i drunjëve është prerë në këtë pjesë të territorit.

“Unë kam disa informacione të pa konfirmuara që në periudhën e kaluar janë prere 30 mijë metër kub drunjë. Kjo është e pa lejueshme. Ky është një masakër klasik që i bëhet natyrës”, tha Goran Stojanovski, kryetari i Komunës së Çashkës.

Nga Pyjet Nacionale i thanë TV21 se që nesër do të ndërmerren masa për parandalimin e prerjes së drunjve në atë pjesë. Ata thanë se autorët do të dënohen.

“Në afat sa më të shkurtër, që nesër do të koordinohemi me institucionet e tjera dhe do të dërgojmë ekipe në teren të cilat do të angazhohen për zgjidhje gjithëpërfshirëse. Besoj se mbrojtja duhet të bazohet në parandalim dhe në atë drejtim janë të vendosura prioritetet tona, por në ato vende ku është shkaktuar dëmi, kryerësit e veprës duhet të dënohen”, thonë nga Pyjet Nacionale.

Nga ky dikasteri, ky problem që po ndodh në këtë pjesë të territorit të komunës së Çashkës është një kohë të gjatë.