Qytetarët e vaksinuar mund të takohen në hapësirë të mbyllur edhe pa maskë dhe duke mos mbajtur distancë, bëri me dije Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

“Erdhi koha që t’u themi lamtumirë maskave”, deklaroi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, duke shtuar se maskat tashmë nuk do të nevojiten në vende publike.

Shefi i Francës, Emanuel Makron, kërkoi të vazhdojë vaksinimi kundër Covid-19 dhe bëri thirrje të mos hiqen maskat në mënyrë të përshpejtuar.
Sipas vlerësimit të Makronit, francezët duhet t’i “ruajnë maskat” të paktën deri në fund të qershorit.

“Si ju, ashtu edhe unë jam i lodhur nga maskat”, tha ai.

Në Mal të Zi qytetarët do t’i heqin maskat në të hapur. Masa për shfuqizim të dispozitës për mbajtje të maskës në ambiente të hapura do të vlejë deri të shtunën, 28 maj. Gjendja epidemiologjike është sikur në korrik të vitit të kaluar.

Këtë verë pritet që edhe qytetarët e Serbisë të lirohen nga obligimi të mbajnë maska.

Por, në Greqi patjetër duhet të mbahen maska edhe në të hapur, edhe në mbyllur.

Sipas epidemiologëve, maskat do të jenë të detyrueshme gjithkund, përveç në plazh edhe atë më me siguri deri në fund të shtatorit.
Nëpër rrugët e Stokholmit, Kopenhagës, Oslos dhe Helsinkit, bile edhe në shitoret, zyrat, transportin publik, është vështirë të shihen njerëz me maska mbrojtëse. Shumë pak njerëz, mes të cilëve edhe turistët mund të vërehen duke mbajtur maskë.

Pas supozimit se ka gjasa që deri në qershor apo korrik të kemi imunitet kolektiv, e pyetëm ministrin FIilipçe – a do të thotë kjo se do t’i heqim maskat?

“Ka gjasa. Javën që vjen Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të mbajë takim në të cilin do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm. Këto masa vlejnë deri më 1 qershor”, deklaroi Filipçe.

Maskat u bënë të detyrueshme që nga fillimi i pandemisë në mars të vitin e kaluar, si mjet kryesor mbrojtës në ambiente të hapura dhe të mbyllura./TV21