Zëdhënësja e Partia Socialdemokrate Natyra Kuçi e ftuare në emisioni “Direkt” në ATV ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Kuç tha se Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti është më i afërt me të dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak se me Amerikën.

Ajo tutje tha se të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë nuk janë më kusht i LV-së për dialogun dhe se reciprociteti mes këtyre dy vendeve nuk është më në tryezë.

“ Ne e dimë se Kurti më afër është me Lajcakun sesa që është me Amerikën, këtë edhe e konfirmoi, ne e dimë që të pagjeturit nuk janë më kusht e kanë thënë edhe vetë nuk e themi ne, në e dimë që reciprociteti nuk është më temë për të cilën proklamon që u ndanë me Qeverinë nga LDK-ja,” është shprehur Kuçi.