Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka pritur Ambasadorin e Francës në vend, Cyrille Baumgatner, transmeton TetovaSot.

“Sot në komunën e Tetovës prita në vizitë Ambasadorin e Francës në vend, Ekselencën e tij Z. Cyrille Baumgatner.
Bashkë biseduam dhe shkëmbyem ide përsa i përket fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm për projekte të interesit publik.
U dakorduam që komuna e Tetovës të përkrah akoma më shumë institucionalisht Aleancën Franceze në Tetovë, me qëllim realizimin dhe fasilitimim e projekteve kulturore dhe arsimore në fushën e frankofonisë”, thuhet në njoftimin e Teuta Arifit.