Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajamit.

“Lutjet tona le të ngrihen mbi besimin dhe adhurimin e sinqertë. Agjërim të pranuar, e lutje të realizuara. Gëzuar Festën e Fitër Bajramit – paqja, dashuria dhe toleranca le ta zbukurojnë të ardhmen tonë!”, ka shkruar kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.