Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, sapo ka përditësuar të dhënat në lidhje me nurmin e vdekjeve në konfliktin mes Gazës dhe Izraelit.

Deri më tani, sipas të dhënave, 139 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Ndërsa më shumë se 1.000 njerëz janë plagosur.

Konflikti filloi të hënën dhe pasoi disa javë tensioni izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor. Armiqësitë e shtuara arritën kulmin në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë, informon albeu.com. Hamas, grupi militant islamik që sundon Gazën, filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse./albeu.com