Lufta gjithnjë e më e përgjakshme midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon ende, duke shkaktuar qindra të plagosur dhe viktima. Në një moment kur Egjipti pritet të ndërmjetësojë një armëpushim, siç ka bërë në të kaluarën, lind pyetja nëse kjo luftë duhej të ndodhte.

Gjithçka filloi me vendimin e qeverisë izraelite për të dëbuar disa familje arabe që jetonin në pjesën lindore të Jeruzalemit. Konflikti pasoi një vendim nga gjykata e rrethit të Jeruzalemit që shtëpitë në fjalë u përkisnin hebrenjve izraelitë. Paditësit argumentuan para gjykatës se një numër i pronave ishin të hebrenjve më përpara viteve 1948, kur Izraeli u krijua.

Për më tepër, është gjithashtu e vërtetë që kur forcat jordaneze pushtuan lagjen Shimon HaTazadik, gjatë Luftës për Pavarësisë e Izraelit 1947-1949 , të gjithë Hebrenjtë u dëbuan ose u arratisën në territorin e kontrolluar nga Izraeli, raporton abcnews.al

Në vitin 1956, Jordania dërgoi 28 familje palestineze në atë zonë; këto ishin familje që ishin zhvendosur në luftë. Familjeve më pas iu dhanë shtëpitë, megjithëse pronarët hebrenj kurrë nuk hoqën dorë nga këto prona.

Familjet arabe të zhvendosura rishtas kanë apeluar vendimin e gjykatës së rrethit në Gjykatën e Lartë të Izraelit, e cila shpesh ka vendosur në favor të palestinezëve. Si rezultat i luftimeve të vazhdueshme me Hamasin dhe trazirave në Jeruzalem gjykata vonoi vendimin e saj.