Qeveria në mbledhjen e fundit e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë me të cilin do të formohet Komiteti Drejtues për bashkëpunim ekonomik në të cilin do të ketë 18 anëtarë.

“Me Komitetin Drejtues bashkë kryesojnë zëvendëskryetarët e qeverive ose ministrat e qeverive të ngarkuar për Çështje Ekonomike. Komiteti Drejtues është kompetent të koordinojë bashkëpunimin bilateral ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, të mbikëqyr progresin e arritur, të diskutojë dhe të propozojë ide dhe iniciativa të reja, të diskutojë për zgjidhje reciproke të pranueshme dhe të paraqesë propozime në lidhje me çështjet ekonomike”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.