Komisioni Hetimor i ka kërkuar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të paraqitet në një seancë dëgjimore ditën e sotme. Në këtë mbledhje, Komisioni pritet të administrojë provat që sipas tyre vërtetojnë pretendimin e 49 deputetëve socialistë për shkelje të kushtetutës nga ana e presidentit të Shqipërisë, para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Përveç deklaratave të kreut të shtetit anëtarët pritet të shqyrtojnë dhe informacionet e marra nga institucione te tjera përfshirë SHISH apo prokurorinë.

Meta nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen ne seancën dëgjimore, ndërsa disa ditë më parë iu përgjigj Kuvendit me një letër zyrtare ku shprehej se veprimtaria e Komisionit ishte ilegjitime dhe pa baza ligjore.