Ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Jepe Kofod në profilin e tij në Tuiter ka shkruar se është i impresionuar nga ritmi me të cilin po zhvillohen reformat në Maqedoninë e Veriut dhe se me padurim pret sa më shpejtë të fillojnë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.

“Jemi të impresionuar nga ritmi me të cilin po zhvillohen reformat në Maqedoninë e Veriut dhe me padurim presim sa më shpejtë të fillojnë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE sa më shpejtë. Shembull i mirë për rajonin”, ka shkruar Jepe Kofod.