Aleanca për Shqiptarët me ligjin për shtetësitë vazhdon të manipulojë me ndjenjat e shqiptarëve në RMV duke gënjyer se janë ata që do zgjidhin këtë problematikë.

Deputeti i ASH-së Elmi Aziri thotë se partia e tij ka përpiluar tekstin e ligjit të ri për shtetësi të cilin tashmë ia kanë dorëzuar kryeministrit Zoran Zaev.

“Kemi arritur marrëveshje me LSDM-në për Ligjin për shtetësinë. Kjo e arritur i takon partive opozitare të cilat bisedimet i kanë bërë me qeverinë, respektivisht me kryeministrin Zaev”, është shprehur Aziri.

Arbër Ademi i BDI-së këtë që dje e shpalosi kolegu i tij Aziri, ia kishte prezantuar opinionit para 1 muaji. Ai vetëm ka cituar ligjin e shtetësisë së vitit 2004, i cili është kopjuar nga ASH-AA.

“Ne mund të kuptohemi për çdo gjë me opozitën. Mjafton që vetëm të pranojnë të ulen me ne në tavolinë. Gjithashtu do ta mbështesim çdo Ligj që ata e dorëzojnë, Ligje që edhe ata vetë i kanë braktisur”, ka deklaruar Ademi.