Fitorja e 19-të kampionatit pasuron arkat e klubit të Interit, por jo vetëm. Skuadra zikaltër vetëm nga të drejtat televizive do të përfitojë 33.4 milionë euro. Suksesi në kampionat vlen 23.4 milion euro.

Një shifër së cilës do t’i shtohet gjithashtu një pjesë më e madhe e të ardhurave nga edicioni i ardhshëm i Champions League që rrjedhin nga e ashtuquajtura Uefa Market Pool, teksa pas gjysmës së parë janë të garantuara 10 milionë euro.

Vendi i dytë ndërkohë do të përfitojë 7.5 milionë euro, i treti 5 dhe i katërti 2.5 milionë euro.