Artistja e famshme botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një urim të përzemërt sot (e enjte) për myslimanët në mbarë botën.

 

Ajo u ka uruar të gjithëve Festën e Fitër Bajramit, përmes një fotografie të publikuar në INstaStory.

Në një imazh ku shfaq deti, qiellin dhe perëndimin, Dua ka shkruar: “Urime festën e Bajramit për miqtë e mi familjen, dhe të gjithë kush e feston”.

Dua përndryshe pati një paraqitje të mrekullueshme së fundmi në një nga spektaklet më të mëdha evropiane.

Bëhet fjalë për eventin e madh të ndarjes së çmimeve, Brit Awards, në të cilin përveçse performoi një potpuri këngësh nga albumi i saj “Future Nostalgia”, ajo u shpërblye edhe me dy çmime.

Lipa fitoi çmimin si “Artistja më e mirë solo e vitit”, dhe më pas çmimin “Albumi më i mirë i vitit” për albumin shumë të suksesshëm ‘Future Nostalgia’