Këshilli i Ambasadorëve me brengosje dhe habi e pranoi paralajmërimin e Komisarit për zgjërim të BE-së shqiptuar gjatë turnit të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor se është e mundur që Maqedonia dhe Shqipëria të ndahen gjatë rrugëtimit drejt anëtarsimit të plotë në BE poqese Maqedonia dhe Bullgaria nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për çështjet identitare.

Këshilli i Ambasadorëve nuk beson se qëndrimi i kushtëzuar i plasuar në opinion nga
Ana e Komisarit Varhelei mund të jetë edhe qëndrim i përbashkët i BE-së. Për këtë çështje para dy vitesh negativisht u deklaruan disa vende anëtare në Unionit dhe nuk besojmë se ka arsye serioze kësaj rradhe BE ta ndryshojë qëndrimin.

Këshilli i Ambasadorëve mban qëlndrimin se përparimi drejt anëtarsimit të plotë të një vendi kandidat nuk duhet të jetë peng i vetos së një vendi anëatr të BE-së kur bëhet fjalë për konteste bilaterale të pazgjidhura.

Këshilli konsideron se realizimi i një opsioni të tillë të mundëshëm mund të jep implikime negative për vendin dhe regjionin, mund ta rrisë shkallën e euroskepticizmit
Dhe pesimizmittek qytetarët dhe pa asnjëfarë nevoje ta zgjasë rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarsimi i plotë në BE.

Këshilli i Ambasadorëve i bënë ftesë komisarit Varheji dhe vendit të tij të origjinës si dhe liderët e vendeve tjera anëtare të BE-së të japin kontributin e tyre maksimal që këtë vit të mbahet konferenca ndërqeveritare Maqedoni-BE në mënyrë që vendi të ecë shpejtueshëm drejt anëtarsimit të plotë në BE.