Sot ju dha lamtumira e fundit Liridona Sulejmanit, vajzës së re nga Kërçova, e cila në 7 maj papritmas nga një goditje fatale humbi jetën në moshën 28 vjeçare,

Lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të Liridonës ka tronditur të gjithë Kërçovënm andaj sot një numër i madh njerëzish ishin të pranishëm për ta përcjellur për në banesën e fundit Liridonën dhe për të ngushëlluar familjen Sulejmani dhe rejën e familjes Basha për vdekjen e Liridonës, e cila me të fejuarin e saj Shukriun planifikonin së shpejti dasmën e tyre.