Urimin për Fitër Bajram do ta filloj me Hadithin e Pejgamberit alejhiselatu ve selam i cili thotë:
“Besimtarët janë si një trup, nëse rënkon një gjymtyrë, i tërë trupi ndjen dhimbjen”.
Sot po rënkojnë disa pjesë të trupit, po rënkojnë muslimanët ujgur në Kinë, muslimanët në Palestinë, muslimanët në Siri dhe vende tjera.
Këto rënkime po shkaktojnë dhimbje në mbarë trupin musliman, në Evropë, Azi, Amerikë, Afrikë ,Australi dhe çdokund.
Këto rënkime po i ndjenë edhe Kosova si pjesë e trupit.
Sot po festojmë Fitër Bajramin, por trupi po e ndjen dhimbjen e gjymtyrëve.
ZOTI i ndihmoftë muslimanët në katër anët e botës ku janë duke përjetuar gjenocid në kuptim të plotë të fjalës.
ZOTI dhuroftë paqe dhe harmoni kudo në botë.
Urime Fitër Bajramin.
Gëzim Kelmendi