Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin click-plus në TV21, ka folur për qeverisjen e partisë së tij. Ai ka folur edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Më tej, ai konfirmoi se do të garojë për kryetar të komunës Tetovës.

I pyetur se me cilën parti do të bëj koalicioni, Kasamk nuk ka precizuar, por ka mohuar kategorikisht një koalicion të mundshëm me VMRO-në. Gjithashtu, ai ka shtuar se “ata as që e njohin VMRO-në, e lërë më të koalicionojnë”, duke aluduar indirekt se opozita shqiptare ka kontakte me VMRO-në.