Para disa muaj deklaronte pa rreshtur se shumë shpejtë do të zgjerohet shumica parlamentare, duke thënë, se dy deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen grupit parlamentar të LSDM-së dhe Lëvizjes BESA.

Por, asnjë lëvizje deri më sot.

I pyetur se ku mbeti zgjerimi i shumicës, lideri i BESËS, Bilall Kasami në Click Plus deklaroi:

“A mbaroi mandati? A u mbyllën çështjet? A erdhën zgjedhjet e reja?…. As nuk e thashë brenda një jave, as brenda një viti. Është çështje e vlerësimit të kohës”, tha Kasami.