Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin “Click Plus” ka deklaruar se përsëri do të garojë për kryetar të Komunës së Tetovës. Kasami ka dhënë disa arsye pse do të konkurojë, duke deklaruar se Tetova do një qeverisje më ndryshe, duke shtuar më tej se në vitin 2017 qytetarëve të Tetovës iu është vjedhur fitorja, andaj Kasami vlerëson se duhet të garojë përsëri.