Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka parandaluar transport ndërkombëtarë të drogës. Janë kapur 65 kilogram drogë marijuhanë, që kap vlerën e 200 mijë eurove. MPB njofton se gjatë aksionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e rajonit të Resnjes është arrestuar K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B.(42), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë, transmeton Alsat. Sipas autoriteteve droga ka pasur për destinacion përfundimtar Greqinë.

“Gjegjësisht, dje në mëngjes, në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galiçica u ndaluan dy automjete udhëtarësh, tipi “Mercedes”, me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës. Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K., ku si bashkë-drejtues ishte M.F., dhe në makinën e e dyta që po drejtohej nga F.B., u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj me marihuanë, të paketuara në 44 pako”, njoftojnë nga MPB.