Fabian Barthez ishte një prej yjeve të futbollit në vitet e 90-ta dhe të 2000-tat e hershme.

Portieri luajti në disa skuadra të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe, duke qëndruar mes shtyllave për Francën në Kupën e Botës më 1998.

Portieri tullac madje kaloi kohë te Manchester Unitedi në fund të karrierës së tij, ku Alex Fergusoni famësisht tha se francezi ishte lojtar më i mirë në pozita tjera se si portier.

Pas një karriere shumë të suksesshme, Barthez u pensionua më 2007, por nuk shkoi shumë kohë derisa ai iu kthye sportit përsëri.

Vetëm një bit më vonë, Barthez u shndrrua në ngasës profesionist të motorsportit, duke garuar në ‘Porsche Carrera Cup France’.

Ai siguroi podiumin e parë më 2010 në ‘FFSA GT Championship’, para se të siguronte fitoren e parë në FFSA Series në garën e dytë të Circuito Navarra, një vit më vonë.

Karriera e tij si garues filloi të merrte hov në vitin 2013, kur ai u bë kampion në French GT, para se ta testonte veten edhe më shumë në garën 24-orëshe të Le Mansit më 2014.

Në vitin 2016, ai formoi ekipin e vetë, Panis Barthez Competition, me objektivin për të garuar në Le Mans.

Atij iu plotësua dëshira më 2017, por fatkeqëisht ekipi u desh të tërhiqej vetëm tri orë para përfundimit të garës, pasi dështuan t’i tejkalojnë problemet teknike.