Kryeministri britanik, Boris Johnson i kërkoi sot Izraelit dhe palestinezëve vetëpërmbajtje duke u shprehur shumë i shqetësuar nga dhuna në rritje dhe viktimat civile.

Ai kërkoi një qetësim urgjent të situatës.

“I kërkoj Izraelit dhe palestinezëve të tërhiqen nga pragu dhe të dy palët të tregojnë vetëpërmbajtje”, deklaroi ai.

”Britania e Madhe është shumë e shqetësuar për dhunën në rritje dhe viktimat civile dhe ne duam që tensionet të ulen urgjentisht”, shkroi kryeministri britanik në një mesazh në Twitter.