Sot Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar Fatmir Limanin nga pozita e Zv/drejtorit në Ndërmarrjen Publike ELEM, tranmeton TetovaSot.

Fatmir Limani disa herë ka deklaruar që ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ai është emëruar në këtë pozitë me përkrahje të Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka përfituar vetëm Limani, por edhe vëllezërit e tij, Dashmir Limani i cili vazhdon të jetë Drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale dhe Hashim Limani drejtor i Zjarrfikësve në Kërçovë.

Parashtrohet pyetja pse Limani nuk ka dhënë dorëheqjen ashtu siç ka premtuar disa muaj më parë?

Sipas marrëveshjes menaxheriale, ai në rast se do të kishte dhënë dorëheqjen, nuk do të perfitonte asgjë, përderisa me shkarkimin e tij Limani përfiton shumë prej 10.000 eurove.

Fatmir LImani së fundmi ka nisur iniciativën për t’u kandiduar për kryetar të Komunës së Kërçovës./TetovaSot