Të enjten, Izraeli lëshoi një valë sulmesh ajrore nëpër Rripin e Gazës, ku u vra të paktën një palestinez dhe u plagosën disa të tjerë.

Sulmet e fundit erdhën pasi kryeministri Benjamin Netanyahu nuk mori në konsideratë presionin e SHBA-së për të përfunduar ofensivën kundër militantëve të Hamas-it, të cilët kanë lëshuar mijëra raketa në Izrael.

Shpërthimet tronditën qytetin e Gazës, me sulme ajrore të raportuara gjithashtu në qytetin qendror të Deir al-Balah dhe qytetin jugor të Khan Younis.

Gjithashtu ka pasur sulme të mëdha ajrore në Rrugën al-Saftawi, një rrugë tregtare në Qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite tha se goditi të paktën katër shtëpi të komandantëve të Hamasit, duke synuar “infrastrukturën ushtarake”, si dhe një njësi magazinimi armësh në shtëpinë e një luftëtari të Hamasit në qytetin e Gazës.

Një sulm ajror izraelit përfundoi në shtëpinë dykatëshe të familjes Khawaldi në Khan Younis, duke e shkatërruar atë.

11 banorët u plagosën teksa po flinin në një zonë të veçantë nga frika.

Netanyahu nuk ka marrë parasysh thirrjet nga administrata Biden për të përfunduar operacionin që ka lënë qindra të vdekur.

Kjo shënon përçarjen e parë publike midis dy aleatëve të ngushtë që nga fillimi i luftimeve javën e kaluar dhe mund të komplikojë përpjekjet ndërkombëtare për të arritur një armëpushim.