Ish shefi i diplomacisë greke dhe tani deputet i partisë “Siriza”, Jorgos Katrugallos porosit që Bullgaria të tregoj të njejtën kurajo që e tregoi Greqia dhe Maqedonia e Veriut, në zgjidhjen e çështjes së emrit. Në intervistën për MIA-n, Katrugallos gjithashtu i porositi qytetarët e Maqedonisë së Veriut se me Greqinë, tashmë kanë partneritet, janë popuj miqësorë dhe duhet të përpiqen të thellojnë bashkëpunimin sa më shumë që të munden dhe t’i heqin të gjitha pengesat në këtë drejtim.

Jorgos Katrugallos, deputet i partisë “Siriza”

“Dua të shpresoj se liderët në Bullgari do ta tregojnë të njejtin guxim dhe kurajo që e treguan liderët e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e problemeve të tyre. T’ju rikujtoj në atë që e thoshte paraardhësi im Nikos Kocias dhe që është shumë aktuale se ‘Historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg’ dhe mendoj se në këtë drejtim është edhe qeveria aktuale greke”.

Ai gjithashtu tha se e kupton zhgënjimin e popullit të Maqedonisë së Veriut sa i përket fillimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian, por theksoi se detyrimet për fqinjësi të mirë i mbartin edhe shtetet antare të BE-së.

Jorgos Katrugallos, deputet i partisë “Siriza”

“Së pari, më lejoni t’ju them se e kuptoj plotësisht hidhërimin e madh – për të përdorur një shprehje të moderuar – të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që pas kaq shumë përpjekjesh, siç thotë një nga fjalët tona të urta, ‘Edhe pse ai arriti në pranverë të pi ujë, ai nuk mund të dehet’. Më lejoni t’ju kujtoj se detyrimet për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë i mbajnë vendet kandidate, por ato gjithashtu i mbajnë edhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”.

Për Marrëveshjen e Prespës, ai tha se pavarësisht faktit se kishte reagim demagogjik për arsye thjesht parazgjedhore nga Demokracia e Re, ajo tashmë e ka kuptuar dhe e mbështet plotësisht zbatimin e Marrëveshjes.

Përndryshe, muajin tjetër mbushen 3 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës. I pyetur se si e vlerëson ndikimin e kësaj Marrëveshje, Katrugallos, tha se është ende herët të jepen vlerësime.