Në këtë fund-muaj të muajit të bekuar të ramazanit jemi dëshmitarë të ngjarjeve tragjike që ndodhin në Kudsin e shenjtë midis sionistëve hebrenjë dhe palestinezëve të pafajshëm. 

Jerusalemi është me rëndësi për çifutët për shkak të murit të vajtimit dhe Tempullit të Solomonit, sikurse besojnë ata, si dhe për të krishterët sepse në të gjendet “varri” i Jezusit sipas bindje së tyre. 

Jerusalemi është vendi i tretë për nga shenjtëria në botën islame. Në të ndodhet Xhamia El Aksa. Ajo është xhamia e dytë që Ibrahimi a.s. e ndërtoi 40 vjet pas xhamisë së Qabesë. 

Që nga viti 1967, kur Izraeli pushtoi edhe Jerusalemin Lindor, KB dhe Këshilli i Sigurimit miratuan një sërë rezolutash që nuk pranonin aneksimin izraelit të Jerusalemit Lindor dhe shfuqizuan çdo masë të ndërmarrë fizike apo administrative për të ndryshuar statusin e qytetit. 

Mirëpo, Izraeli, sikurse shprehet Naom Chomsky, është shteti që i ka refuzuar më së shumti rezolutat e KB. Izraeli përdor vazhdimisht një retorikë të shenjtë gjatë diskutimit për pandashmërinë e Jerusalemit. Izraeli e konsideron Jerusalemin si selinë e vet unike dhe të përhershme nën sovranitetin izraelit. Prandaj tenton me këmbëngulësi që ta largojë çështjen e Jerusalemit nga bisedimet në lidhje me zgjidhjen e problemit palestinez dhe refuzon pjesëmarrjen e banorëve të Jerusalemit në çfarëdo funksioni të administratës autonome palestineze. Ndërkaq, sipas qëndrimit palestinez, Jerusalemi është pjesë e Bregut Perëndimor, prandaj për Jerusalemin vlejnë të gjitha ato ligje që vlejnë për çdo pjesë të territoreve të pushtuara. 

Një fillim i çuditshëm 

Assesi nuk mund të jetë i vërtetë pohimi i 

Samuel Huntingtonit se “konflikti ndërmjet 

arabëve dhe çifutëve në Palestinë ka nisur 

që me themelimin e shtetit hebre”, pasi që 

ekzistojnë dëshmi historike se dimensionet e dhunës të këtij fati tragjik palestinez nuk filluan në truallin e Palestinës në vitin 1948, 

por pikërisht në Evropë, aty në Bazel të 

Zvicrës në vitin 1897.

Në të vërtetë ideja për emërtimin e 

organizatës me emrin Sion është marrë 

pikërisht nga emri i një kodre të quajtur 

Sion që gjendet në jug të Jerusalemit, të 

cilin Davidi (Davudi a.s.) e kishte pushtuar 

dhe kishte sunduar ndaj jebusitëve 

(filistejëve/palestinezëve) të cilët atëherë 

jetonin aty dhe përreth kështjellës së Sionit. 

Aty gjendet edhe varri i Davudit 

alejhisselam (Davidit), që sipas traditës 

hebraike ky vend është qendër shpirtërore 

e judaizmit .

Me nocionin sionizëm nënkuptohet 

“vendosja e hebrenjve – bijve të Israilit 

/Jakubit a.s./në Palestinë, gjegjësisht në 

kodrën e Sionit dhe rrethinën e saj si dhe 

mbështetjen e një veprimi të tillë sipas 

shtetit të hershëm që e kishin zhdukur 

romakët”. 

Interesa të mëdha

Dhuna është përshkallëzuar ditëve të fundit pasi ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore kundër ”shënjestrave të militantëve” në Rripin e Gazës.

Në fakt sulmohen dhe vriten njerëz të pafajshëm. Siç raportojnë agjensitë e ndryshme të lajmeve në mbrëmjen e ditës së kaluar nga ana e izraelitëve u sulmua dhe u shkatërua një ndërtesë 12 katëshe për banim.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë në Gaza kanë thënë se 22 persona, përfshirë nëntë fëmijë, kanë vdekur në sulme. 

Në gjithë këtë situatë e gjithë bashkësia ndërkombëtare përveç se ka bërë thirrje për qetësi dhe ulje të tensioneve midis palëve, nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim serioz për të ndaluar veprimet ç’njerëzore të ushtrisë izraelite që bëjnë ndaj popullsisë palestineze, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sigurisht që janë në pyetje interesa të mëdha globale të shteteve të fuqishme me ndikim ndërkombëtar të lidhura me sionizmim që nuk është ndërrmarrë asnjë veprim serioz në të kaluarën dhe tani për të ndaluar sulmet, pushtimet dhe veprimet teroriste të jehudive ndaj njerëzve të pafajshëm dhe banues në venbanimet e tyre shekullore.

Me përfundimin e pandemisë së covid 19

është koha për një ridefinim të rendit të ri botëror, sepse siç vërehet forca është kapital dhe jo e mira! 

Dr.Kujtim Kasami