India ka regjistruar shifër rekord prej 4.205 vdekjeve nga COVID-19 brenda një ditë, duke e çuar numrin e viktimave në të gjithë vendin në 254.197, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve që India ka regjistruar ndonjëherë në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Të paktën 348.421 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-9 tani tejkalon 23.34 milionë.

Ndërkohë, një panel ekspertësh ka rekomanduar vaksinën Covaxin kundër COVID-19 të kompanisë indiane Bharat Biotech Covaxin për provat e fazës 2 dhe 3 të moshës nga 2 deri në 18 vjeç.

Vendi me mbi 1.3 miliardë banorë është goditur nga vala e tretë vdekjeprurëse e COVID-19 me sistemin tashmë të dobët të kujdesit shëndetësor, i cili lufton për bombolat e oksigjenit dhe shtretër për pacientët me sëmundje kritike.