Në oborrin e presidencës në Tiranë, sot është zhvilluar një valle me këngën e njohur popullore maqedonase “Biser ballkanski”, në kuadër të manifestimit kushtuar pakicave kombëtare, ku i pranishëm ishte edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Te presidenti Meta për herë të parë është mbajtur një takim i tillë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të diversitetit kulturor, kurse ai është bashkuar në vallen e interpretuar anëtarët e pakicës vllehe në Shqipëri.

“Shumë i lumtur të kremtoja sot në Institucionin e Presidentit, së bashku me përfaqësues të të gjitha minoriteteve dhe pakicave në vendin tonë, Ditën Ndërkombëtare për Diversitet Kulturor, Dialog dhe Zhvillim. Promovimi i paqes, i harmonisë dhe i bashkëjetesës mes etnive, si dhe domosdoshmëria e respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave të pakicave kombëtare janë një element thelbësor për integrimin e plotë të Shqipërisë në familjen europiane. Kjo është një pasuri, që e kemi ruajtur ndër breza, ashtu siç ruajmë edhe bashkëjetesën fetare, për të cilat jemi një shembull i shkëlqyer në rajon dhe në të gjithë botën”, tha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.