Trajneri i Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski, shpalosi listën e 26 futbollistëve, të cilët do të debutojnë në Kampionatin Evropian në Bukuresht dhe Amsterdam. Për shkak të pandemisë “Covid 19”, Angellovski, ka ftuar 26 futbollist, prej të cilëve 23 do të jenë në protokollet për ndeshjet e Evropianit, ndërsa 3 prej tyre do të jenë si rezervë.

Igor Angelovski, trajner i Maqedonisë

“Po e dijmë se për çfarë gare bëhet fjalë, por edhe ne e dijmë se çfarë kualiteti posedojmë. Unë çdoherë kam caqe të larta dhe unë e vendosa cakun që do të kërkohet nga futbollistët të luftojnë për kualfikimin në fazën e dytë. Mendojë se mund të bëjmë këtë dhe jam i vetëdijshëm se futbollistët mund të arrijmë këtë në Kampionatin Evropian.

Ilija Nestorovski është jashtë listës, pasi që operoi gjurin, ndërsa emra të rinj janë: Milan Ristovski, Darko Çurlinov dhe portieri Riste Jankov. Ndërkohë mungojnë futbollistët si: Kitanovski, Totre, Doriev, Ashkovski, Toshevski, Micevski dhe Agim Ibraimi, të cilët ishin pjesë e eliminatoreve të Ligës së Kombeve ose ato evropiane. Befason fakti edhe mungesa e Besart Ibraimit, që është për disa vite golashënues i parë në elitën e futbollit vendor.

Igor Angelovski, trajner i Maqedonisë

“Ristovski, Darko Çurlinov dhe Riste Jankov janë në listë, pasi që janë e ardhmja e jonë e futbollit…Mendojë se me kualitetin e tyre mund të japin kontribut te përfaqësuesja A e Maqedonisë dhe kjo mund të jetë e mirë për ata, si eksperiencë të akumulojnë. Mund të presim në të ardhmen Ristovski dhe Çurlinov të jenë edhe reprezentues standard.”

Përfaqësuesja e Maqedonisë me stërvitjet do të nis më 26 maj, ndërsa do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, me Slloveninë më 1 qershor dhe Kazakistanin më 4 qershor, ndërsa më 8 qershor eskpedita e futbollistëve dhe stafit teknik do të niset për Bukuresht të Rumanisë. Kujtojmë se Maqedonia më 13 qershor përballet me Austrinë, më 17 qershorë sfidon Ukrainën, ndërsa më 21 qershor takohet me Holandën në “Amsterdam Arena”

Mahir Thaçi