Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai është i hapur për ta mirëpritur Mauro Icardin në Milan. “Klubi do të vendosë”

Suedezit i është dhënë trofeu famëkeq, Tapiri i Artë – që jepet nga një emision saterik në televizion, “Striscia La Notizia”. Arsyeja pse i është dhënë është mungesa e tij me Kombëtaren e Suedisë në Euro 2020 shkaku i një lëndimi.

Ibrahimovic u rikthye për të luajtur për Kombëtaren por luajti vetëm dy ndeshje para se të merrte një lëndim në gju në ndeshjen kundër Juventusit. “Më vjen keq që nuk do të jem atje, por nuk dorëzohem”, tha Ibrahimovic.

Kur është pyetur për mundësinë që Milan ta transferojë Mauro Icardin, ai është përgjigjur: Do ta mbështes arritjen e çdo lojtari i cili mund ta ndihmojë skuadrën, klubi do të vendosë.

Ish kapiteni i Interit thuhet se i është ofruar Milanit para një jave, por negociatat në mes të kuqezinjve dhe PSG-së ende nuk kanë filluar.